Kudo dallaverxhi
të tillë në çdo vend,
më gënjejnë mua
gati për çdo send.
Për çdo punë
veç të mashtrojnë
mall kur blen
t’keqin ta paketojnë.
Në fshat e qytet
dallavere plot,
të premton për sot
s’ta kryen as n’mot.
Pse veç dallavere
dhe s’ka besnikëri,
deri kur kështu
me secilin njeri?!
Të mashtrojnë kudo
dhe fare s’kanë dert,
njerëzit iu besojnë
mashtrimi del n’shesh.
Në këtë botë
shumë të mashtrojnë,
veç interesin personal
ata e shikojnë.
U lindëm këtu
ku ka korrupsion,
fukarenjtë vuajnë
askush për ta s’mendon.