Saturday, August 23, 2025
BallinaKulturëNë qytetin e Vlorës në datat 16 dhe 17 nëntor 2024, në...

Në qytetin e Vlorës në datat 16 dhe 17 nëntor 2024, në Galerinë ART SPACE u organizua ekspozita: “Gratë e detarëve shqiptarë – GDSH, “Laskarina Bubulina”

Në qytetin e Vlorës në datat 16 dhe 17 nëntor 2024, në Galerinë ART SPACE u organizua ekspozita: “Gratë e detarëve shqiptarë – GDSH, “Laskarina Bubulina” me koleksion veprash: piktura, fotografi, punime artizanale artistike, modelime…ku merrnin pjesë: intelektualë, petagogë, aktorë, historianë, poetë, shkrimtarë, studentë, dashamirës të artit. Surprizuese ishte pjesëmarrja e personaliteteve nga Kosova, Z. Valdet Sejdiu dhe Znj. Arta Sejdiu, anëtarë të Bashkimit Europian së bashku miqt e tyre që vlerësuan dhe komplimentuan veprat e ekspozuara.

Përpara të ftuarve fjalën e rastit për hapjen e ekspozitës e mbajti Znj. Vjollca Aliaj – Kryetare e shoqatës GDSH dhe më pas, fjala ime si më poshtë: “Piktura është pjesë e arteve figurative dhe në aspektin terminologjik është një shprehje internacionale, që nënkupton vizatim në paraqitjen e një motivi të caktuar në sipërfaqje zakonisht të sheshët.

Ky përshkrim i gjallë dhe i fuqishëm, me anë të ngjyrave, duke iu referuar thënies se Da Vinçit se: “Piktura është një poezi që shihet dhe nuk dëgjohet dhe poezia është një pikturë që dëgjohet dhe nuk shihet”, do të thotë se piktura është ekuivalent me mjetet e gjuhës.

Pra, piktura përveçse është dhunti dhe pasion, është një poetikë e brendshme, pra është ndjenjë nga thellësia e shpirtit, që me anë të përdorimit të ngjyrave dhe të teknikave të hedhura në kanavacë, dalin në pah potencialet shprehëse, si mjet komunikimi me botën, duke portretizuar peisazhet e natyrës, njerëz, ngjarje, mjedise apo sende duke transmetuar në këto subjekte të pikturuara, mesazhe dhe gjallërinë e emocioneve të mbyllura në shpirtin e artistit

.” Ekspozita “Gratë e detarëve” në Qendrën historike ishte një ngjarje shumë e veçantë dhe domethënëse, sidomos në kontekstin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe një mundësi e shkëlqyer për të nderuar rolin e grave të familjeve detare të qytetit, të cilat kanë kontribuar në jetën kulturore dhe historike të komunitetit nëpërmjet artit, të përcjellë në këtë ekspozitë modeste por me punime të punuara me shumë dashuri duke transmetuar mesazhe sa të artit dhe traditës po aq për të kaluarën dhe të ardhmen…

Aktiviteti u monitorua nga BLU TV, u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit dhe më pas në koktejl, ngritëm dolli për suksese të tjera. Momente të paharueshme, bashkëpunimi, ndjesie, pasioni, me dashuri të pakufishme për artin deri në detaje, mbarëvajtjen e ekspozitës mbi organizimin: Vjollca Aliaj, Majlinda Dukaj, Zamira Mezuraj, Lulzime Malaj, Arta Kodra dhe Sanie Bubeqi si anëtare të shoqatës.

Falenderim i veçantë shkon për sponsorat, realizimin dhe mbështetjen e tyre: artistin Roland Runaj, Z.Agron Dukaj, Z.Astrit Aliaj, Z.Marenglen Rushiti Furra Karabash, Znj. Marjeta Xhelaj dhe BLU TV! Suksese të mëtejshme bashkëautoreve pjesëmarrëse në ekspozitë me punime të artit pamor…: Vjollca Aliaj, Mailinda Dukaj, Lulzime Malaj, Zamira Mëzuraj, Arta Kodra, Marjeta Xhelaj, Entela Dukaj, Sanie Bubeqi, Shpresa Gjergji, Fjordalina Mezuraj, Alketa Aliaj, Dorela Aliaj, Juxhina Malaj, Niki Liçaj, Hiqmete Hysaj, Laureta Xhafaj.

Aktiviteti me vlera artistike-kulturore një dimension tjetër i vlertë i GDSH. Ekspozita e arteve pamore…u mbyll me finalizim dinjitoz, me sukses, për të vazhduar në një bashëpunim tjetër surprizë për vitin 2025. Mirëutakofshim në aktivitete po kaq të bukura, dinjitoze dhe plot vlera, zonja të nderuara, artiste! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe vlerësimet! Faleminderit edhe personave që nuk mundën të vinin…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT