Friday, June 27, 2025
BallinaSportKy pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për sfidën ndaj Ukrainës

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për sfidën ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e martë) përballjen e fundit në kuadër të UEFA Nations League, transmeton Gazeta Metro.

Me fillim nga ora 20:45, kuqezinjtë presin në “Air Albania” Ukrainën dhe kjo përballje është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat duke ditur situatën në grup.

Sylvinho pritet të zbresë në fushë me një fomacion si zakonisht, me rreshtimin 4-3-3, ku në portë luan Strakosha. Pastaj në mbrojtje vjen nga e djathta Balliu, ndërsa nga e majta Mitaj dhe në qendër pritet të jenë Ismajli e Ajeti.

Mesfusha mendohet të jetë po e njejtë si në ndeshjen ndaj Çekisë me Laçin, Ramadanin dhe Asllanin, kurse me rikthimin e Dakut pas pezullimit dhe lëndimin e Asanit sulmi pritet të jetë i përbërë nga Seferi, Daku e Bajrami.

Aktualisht rënditja në Grupin 1 të Ligës B është kështu, Çekia e para me tetë pikë, Gjeorgjia e dyta ,e shtatë pikë, Shqipëria e treta poashtu me shtatë pikë si dhe Ukraina në fund me pesë pikë./gazetametro.net

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT