Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritKujtim Hajdari-I INTERRNUARI

Kujtim Hajdari-I INTERRNUARI

E njeh këtë tokë pëllëmbë për pëllëmbë,
Këtu varrosi të bukurën rini,
Këtu dhe baltë hëngri me dhëmbë,
Këtu kujtimet heshtin në zi.


Troket shkopi i pleqërisë,
Sikur diçka kërkon të zgjojë,
As koh’e gjatë vuajtjet e rinisë,
Nuk i zbuti, as nuk i shoi.


Zemra djegur qan me dënesë,
Syri gjak pikon e dhemb,
Ishte djalë njëzet e pesë,
Kur e burgosën në këtë vend.


Si nga një ftohtë dimri i zi,
U thanë ëndrrat lule paçelur,
Për pak diell, për pak liri,
Te kjo baltë si dëshmi ngelur.


Sa herë e kujton më shumë i dhemb
Sa vuajtje pati, sa poshtërime…,
Këtu e shkelën dhe me këmbë,
Si shumë të tjerë në internime.


Troket shkopi i pleqërisë,
Dhe pse kaloi jashtë dekada,
Prapë vjen të qaj vitet e rinisë,
Aq shumë i ndjen, aq shumë dhemb plaga.


Ca lule shpirti përmbi varr,
Rinisë së vdekur i sjell përherë,
Rinia ime, rini e vrarë…!
Dhe lotë të nxehtë që pikojnë vrer.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT