Thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së Pep Guardiolës i erdhi fundi.
Tashmë edhe zyrtarisht, spanjolli do të vazhdojë me klubin nga Manchesteri edhe për dy vite të tjera.
Kontrata paraprake e Guardiolës do të përfundonte më 2025, kështuqë e reja do të përfundojë në qershor të vitit 2027, me ç’rast Guardiola do të kompletonte një dekadë në krye të Manchester Cityt.
Guardiola është treguar mjaftë i suksesshëm me klubin anglez, duke arritur të fitojë tripletën e famshme, derisa në sirtarin e tij të trofeve ka gjashtë trofe të Premierligës./GazetaExpress/