Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeKy është 25 vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës në...

Ky është 25 vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren

25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren gjatë rinovimit të një ndërtese, pasi një mjet metali i ra në kokë, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.

Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit, thuhet se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.

“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

“Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha Bytyqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT