Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku -NJERIU I DREJTË!

Bukurie Binjaku -NJERIU I DREJTË!

Dashuria është mrekulli
Dashuria dritë hyjnore
Dashuria është dhëmbsuri
Është unike e ndjesore.


Dashuria zjarr në shpirt
Tronditur ndjenjat si tërmeti
Dashuria s’njeh djallëzi
Si pasojë, futesh mes ferrit.


S’ka njeri në botë, që s’lotoi
Dashurisë përulur në gjunjë
Kush rëndësinë, nuk ia çmoi
Si pemë e tharë, mbeti në rrugë.


Dashuria në shpirtëra unikë
Si pëllumbat, folenë ndërton
Ku paqja njeh vetëm barazim
Në udhën e drejtë, di e shkon.


Njeriu me shpirt, pa djallëzi
Vuan në jetë shumë zhgënjime
Në livadh shpirti, mbjell mirësi
Me të çan pengesa, në shtegtime

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT