O gjuha ime ,e ëmbla gjuhë Arbënore,
Ti je rrënja e gjithë gjuhve të kësaj bote…
Ti linde e para gjuhë në planet,
Dhe e tillë do jeshë sa bota të ketë jetë…
.
36 shkronja ari i mban vetëm Ti ,
O gjuha jonë o më e bukura magji !
Edhe pse stuhitë të kanë goditur ,
Por rrënjët e tua kurr si kan harritur !
O gërmat e mija ,kapuni për dore,
Ejani të festojmë gjuhën tonë Arbënore!
Ejani të thërrasim ,bashkë ,të bashkuar…
Jemi shqipëtar botës s’mërguarë!
Luftë kemi hequr edhe në mërgim,
Për ty gjuhë e nënës , që deshën mohim,
Mos të flasim shqip , na thuhej në botë në të huajën botë!
Por ne ty të kemi më të shtrenjtën tonë!
Nëna kur më lindi , më thirri në shqip,
Nuk mohoet nëna ta dini armiq.
Shqip folën stërgjyshrit , shqip edhe ne,
Shqip folën fëmija dhe larg nga ty atdhe !
Amanet do lemë , gjuhën t’ua mësojmë
Në nipër e mbesa do e trashëgojmë…
Atdheu dhe gjuha ,janë rrënjët tona,
Sa të jetë bota …Ti do jesh e jona
Se rrënjët e Tua nuk i shkul dot bota !