Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -ERDHE VALLË?

Mimoza Maria Ajdhoni -ERDHE VALLË?

Erdhe vallë në jetën time?
Apo thjesht të ëndërrova.
Sytë i ktheva rreth e rrotull
edhe krahun e ndryshova.


Kërkova imazhin tënd,
nuk e gjeta afër meje,
por e ndjeva praninë tënde,
hije e turbullt e një reje.


Sytë i mbylla përsëri
dhe tu luta ëndrra ime,
zbriti yjet në çdo natë
dhe largohu në agime.


Po nuk erdhe këtë vjeshtë,
po më le prapë të vetmuar,
sytë e mi s’do mbyllen më,
ëndrra ime e harruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT