Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritNexhip Ejupi-DITA E FLAMURIT

Nexhip Ejupi-DITA E FLAMURIT

E ndjej që kam diçka prej guri,
Si pagëzim që nuk lëviz.
Mbi gurin tim valon flamuri,
Shqiponja flatrat rreh në shtizë.


E kam qëndresë te themelitë,
Te plloçat sipër mbi çati.
Kur shqotat grinden me stuhitë,
Ai më mbron nga kobi i zi…


E kam në pragje e përralla,
Ku lumi fle e hasmi s’fle.
Kur zhegut plas edhe gjinkalla,
Duron ai e s’bëhet dhè…


Perbrenda tij ka qiell e diell,
Ylberet ngre përmbi pancir
Dhe yjet,ndezur nëpër qiell,
E kanë nënkresë gjer në të gdhirë.


Nuk shkulet vendit prej rëndese,
Nën Kashtë të Kumtrit yjerrush.
Nuk është rubin,por gur qëndrese,
Që dhemb si plagë,që djeg si prush!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT