Gëzuar festat,gëzuar,o plisat e mi,
ti,im atë,xha Shaban e xha Rasim!
Thuajeni si dikur:”Po e bojmë Shqipni!”-
-ku shlodhet e gëzon shqip shpirti im!
Në nëntorë,s’dua të rrini në varre;
për flamur e komb-të ngremë dolli.
“Me e tradhtu Atdheun-s’ka ma marre…
e kemi veç nji-s’kemi shumë Shqipni!”
