Njerëz të mirë, shqiptarë jemi
Gjuhë dhe gjak t’njejtë i kemi
Veç tash s’jetojmë si më parë
Kjo për shkak se jemi t’ndarë!
Çdokend sot dhe e fajësojmë
Se u bashkuan t’na robërojnë
Pse kurrë ne nuk u bashkuam
Gjithherë bishat na sulmuan!
Para Krishtit, n’kohë të vjetër
Shumë ndaj neshë kishin smirë
Shkon një bishë, vjen një tjetër
Kurrë s’na lanë t’jetojmë të lirë.
Duhet të flasim dhe për vedi
Mos t’hedhim ne fajin n’gjeti
Ishim t’mirë dhe sa ke mbreti
Dhe besnik ndaj këtij dovleti!
Ne bëmë njejtë dhe me krajla
Me ta mirë na shkonte fjala
Ne u dhamë shumë gjenerala
Pësuam shpesh kur vinte vala!
Sot të ndarë në pesë shtete
Qemë për t’tjerë, jo për vete
Edhe tani si shumë më parë
Gjithë mbahemi për dijetarë!
Gjuhë si tonën s’gjen askund
Kush këndon me t’ëmbëla fjalë
Gjersa n’djep fëminë e përkund
Qoftë vajzë të është apo djalë!
Ejani të ulemi, një besë ta apim
Meqë mundemi, pse nuk dojmë
Koha është ta shpejtojmë hapin
Për një të ardhme të mendojmë!/