Friday, August 1, 2025
BallinaUncategorizedArrestohet 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë – i sekuestrohet arma,...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë – i sekuestrohet arma, në përpjekje për ta fshehur e hodhi në oborrin e një shtëpie

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim për vrasje në tentativë. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar me inicialet Z.Z, raporton Express.

Policia ka bërë me dije se të njëjtit i është sekuestruar edhe një armë zjarri, të cilën në përpjekje për ta fshehur e kishte hedhur në oborrin e një shtëpie.

Arrestimi  është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie. Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT