Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Më fal, nënoke

Korça Bibjana-Më fal, nënoke

Unë sot nuk gëzoj,
më fal, nënoke, lotoj.
Lotoj fustanellën tënde,
të bërë copë, copë e çikë, çikë,
si një qiell i thyer nga vetëtimat,
nga ujqërit e tërbuar,
që ndajnë yjet mes thonjve të tyre,
në amfiteatrin e Londrës e të Azisë.


Veshët më buçasin,
nga “klithmat” ogurzeza:
“Një copë për mua e një çikë për ty.”
Flamuj të ndryshëm valviten,
si plagë të hapura
ku rrjedh gjak e ku flitet
kuq e zi, si zemra jote në përjetësi.


Më fal, nënoke,
e di, edhe ty të dhëmb,
plisit të bardhë i shkon kuq e zi,
si një lutje e pashuar,
nga Kosova në Shqipëri,
Mali i Zi e Çamëri,
ku toka frymon në gjuhën e shekujve,
ku flitet e merret frymë kuq e zi…
Unë sot nuk gëzoj..
Më fal nënoke, lotoj..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT