Friday, August 1, 2025
BallinaUncategorizedMurtez Asllani-PUSHKA E GJYSHIT

Murtez Asllani-PUSHKA E GJYSHIT

Pushka e gjyshit
e varur në mur,
gjyshi luftoi
për popull e flamur.

Ishte pushkë e gjatë
dhe shumë e re,
gjyshi e ruante
dhe e çmonim ne.

Sa herë armiqtë
tentuan t’ia marrin,
por nuk e dorëzoi
kurrë për së gjalli.

Kjo pushkë,o bir
ka historinë e vet,
kjo është ruajtur
besa që shumë vjet!

Por edhe në luftë
gjyshi kur ka shkuar,
armiq e tradhtarë
me radhë i ka paluar.

Flamurin kombëtar
ruaje sikur syt,
m’porositi gjyshi
ky është vendi yt.

Çdoherë jemi t’gatshëm
ne për t’u flijuar,
flamurin dhe kombin
Për t’mos i tradhtuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT