Pse sillesh vërdallë,
Mbështillesh mes vargjeve
Si valet e detit ,
Lufton t’i rikthesh puthjet plotë zjarr,
Tunelit t’errsuar t’i bësh pak dritë.
Pse thithmove ëmbëlsirën e buzës t’padjallzuar të yllit polar?
E çdo ditë si zog i plagosur rri duke pritur.
Nektarin e dashurisë, ia gëlltite,
E nuk pate mëshirë,
Që për të ishe gjithçka,
Për hirë të dashurisë se pastër u bë budalla…
Libri i jetës ka gjëra abstrakte
Sfidat e padukshme janë të pa kapshme ,
Nuk i ngjanë valles epike,
As poezisë lirike të thurur me tëmena.
Prandaj oj “shenjtëri”mos ngarko shpirtin me mëkate!
Se peshojnë rënd,
kur fillon ekzodi i hiresisë titanik