Pranvera s’ po vinte, s’po çelte behari
Loket shamizeza digjeshin në robëri
Nga Gjermania erdhi Nazim Kokollari
Oborrin ta herrte në luftë me Lubi.
Në Reçak, nê Rancê, Jezerc e Petrovë
Në këmbë vertikalisht ngritur Fortesa
Nazim Budakova luftonte si Shqiponjë
Gjokset si vullkan kish hapur Qëndresa!
Asnjëherë në beteja s’ u theve
Në male, brigje, nē humnera
Rreze drite iu bëre reve
Në Arbëri të vinte përgjithmonë Pranvera.
Në istikame e shkruajte Alfabetin e lavdive
Që martirët të pushonin në tokën nënë
Edhe vetë në qell u ngrite, Yll i bukurive
Hero u bëre në më të bukurën Kēngë.
Përqafime diellore u mbush pastaj Lugina
Guxmi dardan e mundi terrin
Pushuan motet me zjarr e vetëtima
Nazim trimi zbriti në Parajsë, e mundi ferrin.