Ndonjëherë, dhimbja të therë, të shpon më shumë se gjilpëra!
E di.
Ndonjëherë, fjala të vret më shumë se plumbi!
E di.
Ndonjëherë, dhimbja e shpirtit, ulërin më shumë se bisha e plagosur!
E di.
Mos prit, të të mishërojë askush!
Mos u dorëzo!
Vazhdo, pa u ndalur!…
Bëhu e fortë, e hidhi hapat me maturi.
Puno, lufto me vendosmëri,
Të realizosh ëndrrat tua…
-Mos jeto, për t’u krekosur, si hero!
As për të përkëdhelë të tjerët!…
Ndriço, rrugën tënde të dijes.
Që të ndriçosh mendjet, për njerëzit e pa ditur.
Ndihmo njerëzit në nevojë,
Pa kërkuar këmbim.
Te Zoti,-as tek të tjerë…
Bëje për bujari, njerëzi, nderë!
Ndero veten, që të nderojnë të tjerët.
Pastro shpirtin tënd,
Që të ndriçosh botën e lirë.