Edon Zhegrova është në nga lojtarët kryesor te Lille këtë sezon dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajner i tij Bruno Genesio, duke shtuar se ka ende mundësi që ylli i Kosovës të përmirësohet.
Zhegrova është në mesin e lojtarëve që vlerësohen shumë te Lille për sukseset këtë vit, ndërsa ai në edicionin aktual ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka shënuar tetë gola ndërsa i ka edhe dy asistime.
Ai mungoi në ndeshjen e fundit në udhëtim te Montpellieri, ku skuadra tij mori një barazim (2-2).
“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, ”, ka thënë fillimisht Genesio për mediumin Europe 1.