Sot është e mërkurë
Valixhja e së enjtes
nuk mbushet sot
Një e di se sot është ftohtë
nesër mund të rrezojë diell
por prap s’e di udhëtimin tim
Andaj e lashë
Më mirë po eci mbi këtë çast
Ngadalë ngrihem e ngihem bukë
Shkruaj një varg nga dritarja
e të sotmes
E mërkurë
Dhjetor
Prapa xhamit resh dëborë
Atje shtëpia përballë nesh
ndezi dritat
Edhe unë këtu ka kohë
ndezur kam
Tërë ditën e lume enda
tezgjahut të mërkurën
për hiçmosgjë
sall për ta kuptuar të enjten
Medet
Si s’u mësuam kurrë me veten
Sa pak e njohim
Jetën