Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat Dajaku-Marshi i mërgimtarit

Xhevat Dajaku-Marshi i mërgimtarit

Gjatë rrugës shkëmbore me bisha vërdallë
Natën e marshit që ecja me shokë
Një gjumë i rrejshëm më rrinte n’qepallë
Një ëndërr e moçme më sillej në kokë


Një ëndërr dashurie për njerëzit e mi
Që m’jepte forc m’i mundur çdo pengesë
Gjarpëronte kolona në atë terr të zi
Nën dritë dashurie në atë rrugë plot shpresë


Një kolonë e gjatë një kolonë e heshtur
Që marshonte bjeshkës n’lëvizje zik-zake
Sikur dy vellëzer mes vete mbështetur
Mu sikur zjarret bashkuar një flake


Ora e maleve mu bë sikur gjegji
Kolona u mbulua plot madhështi
Ashtu si qëmoti që është kthyer Gjergji
Në atdhe t’robëruar për njerëzit e tij….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT