Jam grua ,
te ne fillon jeta.
Gjithë njerëzimi te ne rritet,
dhe jeta që rilindet.
Jam një grua,
Jetën me dritë shpirti e ushqej.
Jam zjarri
Gjaku i ndezur ndër dej.
Kaloj në rrugët e jetës,
shfaqje magjie në botë mashkullore,
Aromë dashurie
Shpërndarë në galaktikat qiellore.
Përkund jetën si grua.
Kompozoj bukur një ninullë
Në djepe të dashurive
lumturitë marrin udhë.
Jam vetëm një grua .
Fillimi ku buron jeta.
Kopështi i Edenit,
ku hyjnitë dhurojnë bekimet e veta.