Oborri i heshtur qënka shtruar me gjethe..
Asnjë këmbë njeriu nuk shkel mbi to.
Koha han ditet në shtrat me ethe
Janë dhimbje ikjesh ditë si këto.
Si gjethet e vjeshtes njerzit ikin nga i çon era.
Jashtë vendit të tyre numrojnë palët e dhimbjeve
koha i zverdhosi,i zhubrosi,
u veshi këmishen ku duken njollat e plageve e mundimeve.
Koha hibrite me intiligjencë artificiale,
Prodhime të modifikuara ,helme tosike pijnë.
Luksi i remë, gjithçkav e zotron paraja
Mjerisht njerzit kanë humbur dashurinë.
Se di sa do zgjasë kthimi i brezave,
Kur do vi pranvera e sythet të zgjohen nga gjumi,
Limfa e tokës të nxisë klorofilin e gjetheve,
tokës ti kthehet i zoti i saj ,ai i lumi.
Vlaga e kësaj toke kërkon qelizem
nga djemtë e ri.
Shtëpitë e shembura kërkojnë një çati.
A thua vallë do ketë fat ,
kjo tokë me u përtri?