Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritSokol Halili-S o n t e

Sokol Halili-S o n t e

Sonte ma mirë
të mos isha poet
T’i lë kujtimet lartë
të yjët mbi retë
E të luaj lojën e
dashnisë
Bilbilesha e bilbili
Që ti e di
Më se miri
duke i shikuar ne
Qiellin e kalter
të vallsit dashuror
Që shumëherë të
kanë lënë
pa gjumë
Sonte, s’dua të
jem poet
Përqafimeve e puthjeve
tuaja
Shpirtin t’ua fali
Sonte
Nuk dua të dehem
Si dikurë më
parë
Dua ta ndjejë
aromën e saj
Po sonte
Le të pelcasë kjo
Natë
po deshi
Sonte
Dua t’jem kalorës
Ta shaloj atin
Të vrapoj nëpër
Lëndina e shullaja
Bashkë me sorkadhe
Para se te
dalin yjët e
Hana
Që të mos me quajnë
Poet mëkatar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT