Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Mos lëndo poetin!!!

Arjana Fetahu Gaba-Mos lëndo poetin!!!

Një lot poeti pas një psherëtime,
Ortek i rrëmbyer, mbi borën që vret,
Ligështuar shpirti kur s’pat më agime,
Mos lëndo poetin se trazon një det

.
Një zemërim poeti mbështjellë me dëshpërim,
Stuhi që çan malet me forcë e ulërimë,
Sikur toka çahet e s’ka më blerim,
Mos lëndo poetin se lëndon lirinë.


Kur I dhëmb zemra ajo aq e madhja,
Dije se gjithë bota një dhimbje e ka,
Në filloj të shkruaj, dije është lënduar,
Dije se ka dallgë dhe benga të mëdha.


Ja u jep gjithë zemrën, sa herë që ta doni,
Ja u fal të gjithën e për vete s’mban,
Nëse ndihi keq ndonjë varg lexoni,
Ai shkroi me gjak dhe kur nuk e lanë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT