Në hijen e përparëseve që dikur ndriçonin,
ku betimi i shenjtë prekte zemrën njerëzore,
tani dritat janë mjegull, janë perde,
ku shpirtrat dikur të bardhë mbartin njolla të zeza.
Dora që duhet të ngrohë shpresën,
mat pulsin me peshën e parasë ,
teksa nëna ime, përjeton dhimbje,
shtrëngon lotët në heshtjen e saj të pafund.
Ata ecin, sikur mos ta shihnin vuajtjen,
zërat e tyre tingëllojnë bosh në ajër,
dhe premtimet, si gjethe të zverdhura,
bien për tokë, të shkelura nga harresa.
Por shpirti i saj, një zjarr që digjet ngadalë,
lufton mes dhembjes dhe një shprese të brishtë,
ndërsa zemra ime thërret, në zhgenjim
Ku mbeti humanizmi i një kohe tjetër?
Ku u fsheh ngrohtësia e duarve që shërojnë?
Në këto korridore të ftohta, dashuria ime,
është ilaçi i vetëm që mbetet i gjallë.
Shpirtrat e tyre mund të jenë të njollosur,
por shpirti i nënës time mbetet një flakë,
dhe unë, në këtë natë të gjatë pa mëshirë,
do jem drita që përshkon errësirën e tyre.