Syrin vesa seç ma njomi.
Lulet kokën kishin ulur…
Nga gjumi befas oh ç’më zgjoi!
Ëndrrash t’bardha kisha humbur.
Ah ç’më kishte degtisur ëndrra!
Visesh t’mia n’hije t’bojlisë.
Gojfil bjeshke e imja belholla.
Sa mirë ua thot këngëve t’dashurisë.
Trungjesh shkruar shumë kujtime.
Janë skalitur tash sa mote.
Duke qendisur gjergjef me ojna.
Ditë e natë rri vasha ime.
Unë i lumi djali i ri…
Seç lumnova krahëndrrës mbrëmë.
Flatrash t’shpirtit në Dardani.
Prehjen gjeta mbi tokën amë.
Në t’bekuarën Nanë Shqypni!