Një diell zbret ëndrrave të mia,
të shijoj fytyrën time në gjumë
kur,
penelat në qiell vijojnë të buzëqeshin.
Kalaja jeton kohëra të trishta braktisje
dhe nuk jeton me sytë e njerëzve.
Tradicionalja,
jeton vetëm në sy naivësh
Kap qiellin e kohës
të jetoj kohë pa kohë.
Të sotmen jetojnë nesër
kurse të nesërmet kanë jetuar dje.
Aventurat e shpirtrave endacake
dinë të tregojnë bukur,
ndërsa unë luaj me veten
në kopshtet e ëndrrave !