Më 16 qershor të vitit 1478, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.
Si në valle të kapur dorë për dore,
Porsi zanat e maleve duke kënduar,
Nëntëdhjetë gra e vajza ëngjëllore,
U hodhën në humnerë për t’u flijuar.
Kur çallma e turkut Krujën e pushtoj,
Vashat krutane si lule bore qershori,
Shkëmbi i Vajës atë çast do të vajtoj,
Dhe klithmat e tyre nëpër gryka i mori.
Qershori po e piqte grurin në fusha,
Ushtria e jeniçerëve e shkallmonte,
Edhe zogjtë fshiheshin në gëmusha,
Se mjegulla Arbërinë po e mbulonte.
Ndërsa pranvera sapo kishte kaluar,
Dhe krojet gurgullonin me freskinë,
Edhe lulja e shtogut kishte lulëzuar,
Por turku po e shkelte me ushtrinë.
Porsi flutura të bardha ato fluturuan,
Dhe binin një nga një në greminë,
Dhe tokën arbërore aty e përqafuan,
Se nuk mund të jetonin me robërinë.
Retë e zeza gjithë qiellin e mbuluan,
Rrufetë tokën e goditën me vetëtima,
Dhe shiun si hakmarrje e shkarkuan,
Për vajzat dhe gratë krutane heroina.
Lumturinë, tokës mëmë ata i thanë,
Se s’mund të jetonin kurrë si robina,
Të kapur së bashku nga shkëmbi ranë,
Lamtumirë, ! E u hodhën në gremina.