Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritShire Dhima -Kujt t'i besojë?

Shire Dhima -Kujt t’i besojë?

Kujt t’i besoj ,të djathtës a të majtës
Të dyja shpatullat i kanë njësoj
Sa ngjajnë të dyja,si dopjo gjashtës
Asnjë presje nuk mund t’i ndërroj.


Kujt t’i besoj nga të dyja
Të dyja e çojnë dorën në gojë
Njëra problemet i ka gjithë nyja
Tek tjetra në çdo nyje,lot shikoj

.
Kujt t’i besoj as më thua
Kuisin të dyja si brav e ndryshkur
Çfar mbajnë në shpella, s’më tregojnë mua
Thellë nga shpella vjen klithmë e mbytur.


Kujt t’i besoj ,ma thuaj ti
Pikat,të gjitha me kanë humbur
Ti lë sëbashku ,a ti ndaj me vij
Nëpër dimër klithmat rrëshqasin përgjunjur.


Tani me thuaj ti kujt t’i besojë
Krahut të djathtë a të majtë
Në gjurmët e tyre flasin shumë gojë
Me gjuhë dhimbjesh,maskuar me mjaltë .


Mbaroi tani, mjaftë më, mjaftë !
Dhimbjet jo ,nuk martohen
As i djathtë dhe as i majtë
Kurrë dhimbje mos të zgjohen.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT