Mos beso shumë
Kur shumë të premtojnë
Mos beso shumë
Kur disa shumëherë lotojnë
Mos beso shumë
Se nën lëkurën e engjëllit
Mund të ketë brenda djall
Mos beso shumë
Edhe tek ata që u bëre gjithmonë mirē
Mos beso shumë
Se edhe në mesditë ka errësirë
Mos beso shumë nga disa që bukën shumëherë ta hanë
Sepse kur të dalë nga dera, sofrën ta shan
Andaj një këshillë, ore miku im
Mos beso shumë as nga disa, kur lotojnë për ty
Posa ta dëgjojnë rrëfimin e dhimbjes
Të të godasin mu aty, ku të dhemb
Mos beso shumë
Kur disa të buzëqeshin ditën
Se mund të të vrasin në errësirë
Mos beso shumë
Dhe për ngushëllime, të pabesët te nëna shkojnë
Ku je,moj nënëloke
Me ty mërzinë ndajmë
Mos beso shumë
Dhe kurorë te varri kur të sjellin
Humbjen tënde me lule festojnë
Mos beso shumë
Se sa herë beson shumë, do të
dëshpërohesh shumë
Adaj të lutem, mos beso shumë