Wednesday, December 11, 2024
BallinaVitrina e librit Zyba Hysa-BËJ PAFUNDËSISHT DASHURI...

 Zyba Hysa-BËJ PAFUNDËSISHT DASHURI…

Zgjatojnë ndjesishë si tela violine,
Dalin nga zemra.. çelësi në hapësi,
Një dorë misteri nga Universi,
I akordon dhe krijojnë harmoni,
E unë them:
Je Ti!


Po kështu kur prishet harmonia,
Mbyll sy e veshë,
Shpirti bëhet idhnak,
Prapë unë them:
Je Ti…
Prishanak!


Njeriu nëpër vorbull jete,
Takon mijëra vetë
E me mijëra tjerë flet,
Të gjithë në vorbull koha i përpinë,
Veç Ti pa ikur më rri,
Ndaj me Ty, grindem,
Më Ty qesh,
Me Ty mbaj dhe mëri
E po me Ty,
Bëj pafundësisht dashuri!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT