Monday, December 16, 2024
BallinaVitrina e librit Azem Shkreli- Katër këshilla vetes

 Azem Shkreli- Katër këshilla vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.

Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT