Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Që zbret nga alpet mbushur me dëborë,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë
Sa do të dëshiroja të të mbaja në dorë.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Në mes shpateve ecën ti e lirë,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Në shpirtin tim si hyjneshë ke hyrë.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Kush qëndron në krye të radhës,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Burimi i famshëm i Pecmarës.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Në luginën tënde kur kam hyrë,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë
Në burim t’Vrellës ujë kam pirë.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Që zbut dhe zemrën e shejtanit,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
I mahnitshëm kanion i Shoshanit.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë
Dhe përroi i Gashit të ushqen ty,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Derisa bashkohesh me Drinin e Zi.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Tek ti zanat shihen si në pasqyrë,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Krihen ato, krihen, zbukurojnë fytyrë.
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,
Kaltërsinë tënde e ka zili qielli,
Moj Valbonë, e bukura Valbonë,