Nënë e bijë sa ëndërrojnë
Dasma të ketë lulet e stinës,
Meloditë që do zbukurojnë,
Shpirt e zemër të Kristinës.
Nëna iku fare papritur,
La boshllëkun si lënë nënat,
Shtrydh pikëlluar e nemitur,
Dhimbjen bija nëpër ëndrrat.
Erdhi dasma me dasmorë plot,
U hap nga gëzimi dhe vet qielli,
Bashkë me ta pranë nuses një flutur,
Plot ngjyra ndrin si ylberi.
I afrohet pranë te qafa,
I afrohet afër te veshi,
Sikur t’i thotë ja erdha,
Sikur t’i thotë sa e deshi.
Ajri filloi të dridhet,
Loti qiellin fillon të gris,
Kjo flutur e bukur nga erdhi,
që vjen rrotull dhe e stolis.
S’erdhi dot të festonte,
Çupën nuse kaq të bukur,
Si n’ëndërr ta zbukuronte,
Ndaj i çoi këtë lule flutur.