Me peizazhe të rralla që ka nëpër fushë.
Fshati është i njohur me pemë dhe rrush,
Hapësira të blerta me vende tjera në kufi,
Plantacione t´bukura,mbushur me hardhi.
Vreshtat i shtrihen nga vendi Pojatishte,
Te Veshniku,Mëhalla e deri në Vërlishte.
Janë ca shpate e kodrina,dhe rrafshnalta,
Rrushin e bëjnë të mirë,t’ëmbël si mjalta.
Varietete të ndryshme rrushi për tryezë,
Të kuq,të bardh dhe ai me ngjyrë të zezë.
Kur të vije vjeshta,do të ngopesh rrush,
Ca e hanë të freskët,e ca e bëjnë musht.
Në t’vjela e bartin,disa të tjerë në shtëpi,
Tinarët ata i mbushin,e bëjnë verë e raki.
Të zihet mirë në kazan,e vjetër si traditë,
Në ditë gëzimi pihet,me shokë dhe miqtë.