Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Zog pa fole

Lumni Nimani-Zog pa fole

Kurdo që të marr atë rrugë larg teje.
Në shpirt seç më thahet një damar.
Më ndalon fare gjaku ndër deje.
Nga malli për ty o Trualli shqiptar…


Natën e ndriçon rrezja e hënës,
kur muzgu mbretëron me errësirë.
Foshnjën e mëkon prehëri i nënës,
dhe s’ndahet nga aty kurrë me dëshirë.


Më duket se gurra rrjedhën ndalon
dhe kënga e bylbylit më nuk dëgjohet.
Sikur dielli më s’lind por vetëm perëndon,
kur nga Atdheu i vet njeriu largohet…


Merr botën në sy si zogu pa fole.
Në atë kurbet të shkretë je prore i huaj.
Malli t’mbytë për nënën, për tokën ku je le.
Larg teje Arbëri, nuk jetoj – por vuaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT