Përbetimesh miqësie,
delirit të madhështisë,
me përzemërsi hokatare,
e zemërgjerësi mëshiruese,
krahët e përqafimit mbi ty lëshon.
Euforizmit fluturon,
narcicizmi sytë i ka verbuar,
lodhjen prej fallciteteve,
që sofizmash ka sprovuar,
nën qepallat e rënduara,
tej retinës, sikletshëm fsheh.
Nën vete beson se të ka,
lartësimit tënd, pa pritur tjetërsohet,
në të pandjerë transformohet,
xhelozisë mënjanë hiqet,
vështrimin nis e turbullon,
së largu, heshtur të vëzhgon,
zvogëlimin tënd ndoshta pret,
tinzare si uthulla e fortë,
që enën e vet tret,
trishtimit, vetveten bren.