Wednesday, December 18, 2024
BallinaVitrina e libritRajmonda Shyta Kolvani-Pëshpërima shpirti

Rajmonda Shyta Kolvani-Pëshpërima shpirti

Zbritur hëna këtë natë,
Varur mbeti mbi parmakë,
Shkundi pluhur të argjendë,
Mbi dy sumbulla lotësh rënë.


Dhe shkëlqim derthte mbi vëthë,
Tundur mbi qafën zeshkane,
Ku dy duar kishin dhënë,
Përkëdhelje ledhatare.



Sy më sy të dy ç’u panë,
Derdhën helme dashurie,
Si nepërka u mbështollën,
U përpinë në flakë dalldie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT