Lulevargjet t’u bën jeh lirie
Robëria kur vriste bardhësinë e Pashtrikut
Ti lis i fortë në legjenda trimërie
Gjaku kur skuqte majat e Plisit.
Në natën e tmerrit të tërbuar
Astriti me shokë shkruante historinë
Me gjakun që shkrinte borën e shtresuar
Me gjokset që luftonin për Arbërinë.
Se s’ duronin robërinë në shpirt
Pranga s’duronin loket arbërore
Kushtrimi kishte thirr poetin Astrit
Rrënjët e lisave si kthetra shqiponje.
Kur ra Astriti me shokē
Nata e robësisë nisi të jepte shpirt
Thinjat e Atdheut mbi ballë e kokë
Nisën si fanari të bëjnë dritë.