Mendimet s’më sulmojnë
Ti u jep dashuri
Në gjoks ato vallëzojnë
Shpirti tingëllon melodi
Nga gjumi shpesh më zgjojnë
Rrahjet e zemrës në gji
Errësirës lundrojnë
Buzëqeshjet që më jep ti
Syri yt më deh përherë
Çdo çast kur të mendoj
Të gjej në një gotë verë
E s’mund të të harroj
Ky rit vazhdon çdo ditë
S’po mundem ta duroj
Kjo jetë më është mërzitë
Vetminë si ta largoj.