Eh, më kot të prita ty,
tek barisje në dritare,
pritja mbeti në ato sy,
vetull-zeza lozonjare…
Që pas xhami ti atje,
hijezoje…plot finesë,
po një fjalë nuk e the,
moj sirenë e paftesë…
Si në Vjeshte ike larg,
shtegëtare në harrim,
pënës u këput ky varg,
më i bukuri…vargu im…
Eh, më kot të prita ty,
buzë-vogla harrakate,
pritja mbeti na ata sy,
bulê-ikur pas një nate…