Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -ZOGJTË DHE NJERIU

Murtez Asllani -ZOGJTË DHE NJERIU

Nëna zogjtë e vegjël
një ditë i çoi n’fushë
ta shijojnë natyrën,
ta mbushin atë gushë.

Nëna e zogjve
diku kishte shkuar
pak ushqim për zogjtë
për ta siguruar.

Pak më larg
një njeri vështronte,
dëshironte zogjtë
ai t’i sulmonte.

Por, s’vonoi shumë
nëna e zogjve erdhi,
rrëmbeu të vegjëlit
dhe diku i fshehu.

Njeriu i hutuar
mendonte pa pra,
por zogjtë e vegjël
më nuk i pa.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT