E ngjethur është dita e sotme, çdo gjë jashtë ështe gri,
Gri mëngjesi, dreka.., gri është dhe mbrëmja,
Si gjethe dimri gjoksi më është tkurrur
Pse çdo gjë e mpirë, pse hëna hala s’po na buzëqesh?
Mbi luledimrin ka rënë një brymë si flokë dëbore,
akull ishte bërë gjithçka, akull është dhe shpirti im
Ecja menduar asfaltit, mijra pikëpyetje venin e vinin,
Me shall mbështjell me duar në doreza, me zërin që s’pipëtin.
Prisja të dilte një rreze, ta merrja në dorë e të më përkëdhelte shpirtin,
Të gjallëronte rrudhat thelluar si brazdat e druve në pyll,
Të shikoja shkëlqim pranveror në çdo sy fëmije,
Se dielli sado të fshihet, do të shkëlqejë pa tjetër një ditë
Nuk i dua ditët pa rreze dielli, se brenga të lodh dhe dita është e trishtë