Wednesday, December 18, 2024
BallinaVitrina e libritRexhep Halimi-PORTRET I NJË PEJSAZHI

Rexhep Halimi-PORTRET I NJË PEJSAZHI

Loti ngrinë në sytë e mi
Borë e bardhë më bie përmbi
Në pullaze në çdo shtëpi
Fushë e male akull ngri


Dëborë e acar pa mëshirë
Jug e veri të mërdhirë
Në pikë të ballit dëbora ngrinë
Më kot thua e bukura stinë


Edhe duart më janë mëpirë
Buzë e mjekërr më janë ngrirë
Trup e gjat bjeshkët trupoj
Këngë malli nisë këndoj


Amanetin ta jetësova
Bjeshkët e larta i përqafova
Oh sa fort u përmallova
Majë në maje defilova


Portretin tënd vizatova
Fjalët tuaja në borë i shkrova
Dëshirat tuaja në lot i kujtova
Qajta pa zë qesha me dënesë


Këngët e mia kurrë s’i këndova
Nisa këngën tekstin harrova
Në gurë e dru u betova
Se kjo tokë është gjithë e jona


U mundova me za të lartë
Mblodha veten dhe fishkëllova
Punët e mia dot s’i mbarova
O jeta ime kurrë s’të kuptova

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Moti për sot

Drita Dekaj-RASTËSIA