Lotët shkarasi u zbrazën
Fëmijéria nën jorgan fshihej
Aty me tutje nje flutur krah hapur
Në truall këpucët si varka nga valët flakur.
Pastaj në pasqyrën-kristal një fytyrë
Hedhur pa grim e pa rim
E vyshkur me rrudha shumë,
Si pema kur rritet nën ujë.
Dy lotë prej plaku pa flokë
Lyer e ngjyer ne tokë
I kacavirur në litarin e kohës
Duke u grindur me pasqyren e votrës.
Pa zë dhe I lodhur
Nga dreka I ngopur
Nga jeta I pangopur
Nga hallet I paçlodhur.
Lotët I mblodha, u zbardh miq…