Monday, August 4, 2025
BallinaSportLorik Cana komenton shortin e Shqipërisë: UEFA nuk duhet të na linte...

Lorik Cana komenton shortin e Shqipërisë: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë

Shqipëria përballë Serbisë është padyshim sfida që ka marrë vëmendjen më të madhe në këto kualifikuese për Botërorin 2026, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën.

Të gjithë kujtojnë atë ngjarje që ndodhi 10 vite më parë në Beograd, ku tifozët serbë u futën në fushë dhe filluan të godisnin futbollistët shqiptarë me çfarë t’u dilte përpara, me CAS-in që vendosi drejtësi duke i dhënë Kombëtares tonë fitoren në tavolinë 0-3, duke hedhur poshtë vendimin e çuditshëm nga ana e UEFA-s që bëri të kundërtën.

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, se çfarë pret nga dy sfidat e ardhshme që do të vendosin dhe fatin e Shqipërisë për një vend në Botëror.

“E largoj fokusin nga pjesa teknike, nga loja, nga qëllimi që është për herë të parë ndoshta të mundohemi të bëjmë një hap konkret drejt kualifikimit në një Botëror sepse kemi qenë gjithmonë shumë larg.

I vetmi vit ku mund të kishim kapur ndonjë barazh ishte në Botërorin e 2014 sepse mendoj që kemi qenë në një grup të kapshëm, por në nuk kishim arritur një lloj pjekurie si skuadër.

Këtë vit le të themi se jemi për herë të parë në vazon e tretë dhe kjo na e bën rrugëtimin vetëm me një kundërshtar që duhet lënë pas. Është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Pjesën e Serbisë do e shikoja vetëm si kundërshtar të nivelit të lartë që duhet të pretendojmë të garojmë deri në fund me të.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT