U kthye në anën tjeter , fiku abazhurin e gjumi s’ po e zinte.Sikur Elda t’i vinte nëpër ëndërra. Nuk i pritej sa të agonte dita, duhej të
ishte pranë saj, ta pyeste si ndjehej, a kish pasur trazira me Aleksin atë natë…. në mendje i erdhi fjala e padëshiruar për ta… por e kthyer në një dëshirë të marrë për Argjentin.Kishte shumë merak për Eldën. As dorën nuk po e zgjaste ta prekte të shoqen. Ndodhej mes të dy dashurive.Mos po zbehej pak dashuria për Mimozën e po ndizej ajo për Elden? Ndjeu një afsh në trup sapo përmendi emrin e saj. Po Mimoza që kish qenë vetëm e tij e ai tërësisht i saj? Jo, jo…. po ai vështrimi i Eldës? Mos ishte keqardhje kjo ndjenjë që e kish kapluar të tërin apo dashuri? Mos mëshira kish qenë aq e
madhe sa ish bërë pjesë e ndjesive të tij?Ç’ kërkonte më shumë? Në qiellin e tetë a s’kish qenë vetëm me Mimozën me planet për një engjëll në prehër që të dy e dëshironin? Elda po dominonte në fantazinë e dëshirën e tij atë natë.Yjet sikur dridheshin më shumë me vezullimin e tyre e disku i hënës ish plotësuar në formën më të plotë rrethore pesëmbëdhjetë.E puthi të shoqen në mëngjes e pa ndezur makinën dëgjoi zërin e saj:
– Argjend, ftoje Eldën një vizitë të kalojë këtej nga ne pasi kam mall…
Ai pohoi me kokë e s’e fshehu dot kënaqësinë nga kjo ftesë e Mimozës.Ndezi makinen e shtoi shpejtësinë. Kish një
parandjenjë jo të mirë për Eldën! Hyri në zyrë asnjë shenjë. Mendoi t’i telefononte, por ngurronte se mos Aleksi ishte pranë saj e kuptonte lidhjen e tyre e gjendja acarohej më keq. I ra numrit të saj. Zilja që binte iu duk shumë e zgjatur më në fund dëgjoi kumbimin e ëmbël të zërit të saj.
– Elda…zemër… mirë je? Mos të ka ndodhur gjë? Tregomë të vërtetën.
– Jo shpirt i vogël…. mos u merakos…..ishte më rëndë se herët e tjera…
-Si….. si.. mos ke nevojë për ndihmë? Të
lajmëroj Mimozën të qëndrojë sot pranë teje? A mund të vish mbasdite nga ne? Të presim të dy.
Zëri i saj vinte i dobët e sikur këpuste diçka nga shpirti i tij.
– Gjithçka rrotull më krijon një boshllëk…. më mungon e dashur, të mendoj në çdo sekond, sikur jetoj vetëm për ty.