Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KUR LINDA UNË

Valbona Kolaveri-KUR LINDA UNË

Kur linda unë,
Dy javë fiks në të hyrë stinë pranverē,
U desh të shtohej me djalë
Por çudia isha unë ,vajza e tretë


Kur linda unë,
Vërtetë nami s’mori dhenë,
Se qesh lindur vajzë
Dhe jo nje djalë për derë


Kur linda unë,
Qe herët në mengjes,
Dita sa kish lindur,
Po ashtu dhe pemët,
Kishin lulet në të çelur


Kur linda unë,
Prindërit nuk vunë mërzi,
Vërtet ata e donin një djalë,
Ashtu ish zakoni
Duhej djalë për pleqëri


Eh kur linda unë
Ish koha ashtu dikur,
Se sot,
Sa gjëra ndryshuan sot


Djemtë e mbajnë emrin
Dhe genin e gjenezës në çdo rrënjë
Dhe mur,
Por dhe vajzat kudo që të ikin,
Tek dera ku është bijë
Është me shpirt e kokë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT