Sa shpejt kaluan ditët vjeshtore
Malli si pemët ndryshoi ngjyrën ngadalë
Varur ngelen degëve frutat lëngshtore
Siç mbesin buzëve pa thënë ca fjalë.
Si gjethe u veniten ditët e zjarrta
E si gjethe në ajër gjumi tund ëndrra
Në netët vjeshtore aspak të acarta
Si eshkë digjet ngadalë malli, brenga.
Bryma mbulon kujtimet vjeshtore
E si gjurmë mbi borë mbesin ndijimet
Ah kjo vjeshtë si poçe qelqore
Iku drejt dimrit duke mpirë kujtimet.